Le tja nisin Lojnat!
Pishtari i Lojnave Olimpike Londra 2012 i ka ba mbi 10000 km dhe u prit në Pallatin Mbretnor të Britanisë nga Princi William dhe Kate. Pishtari u pershendet edhe nga kryeministri David Cameron.
Pritet që këto Lojna me u mbajt mend për fuqinë e organizimit dhe të rezultateve që kanë me u arritë. Pjesa më e madhe e kostos së së Lojnave u mbulue me paret nga tatimet, diku 9.3 milard funta.Masa të mëdha të sigurisë janë marrë, deri edhe në mbrojtje anti-raketore vendosë mbi disa kulme të lagjeve të ndryshme të Londrës.
16 ditë kemi me qenë me këto Lojna dhe nji auditor prej 1 miliard njerëzish të rruzullit pritet me i pa ato.



















































