Me nderime u varros poeti Ali Podrimja
Me nderime u varros poeti Ali Podrimja. Familjarë, miq, shkrimtarë dhe qytetarë të Kosovës në varrezat e Prishtinës, i dhanë lamtumirën e fundit poetit, i cili vdiq në Francë, derisa po qëndronte në festivalin e poezisë Zëri i Mesdheut që zhvillohej në Lodev të Francës. Ali Podrimja lindi me 1942 në Gjakovë ku edhe kaloi rininë. Studioi gjuhë dhe letërsi shqipte nUniversitetin e Prishtinës. Ishte autorë i shumë veprave me poezi, botue në shumë gjuhë të botës.

















































