EULEX paditë tetë gjyqtarë kosovarë për korrupsion
Prokurori i EULEXit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritë aktakuzë kundër dhetë të pandehunve për raste të korrupsionit. Në mesin e takuzuemve janë edhe ish Kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, katër ish gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, nji avokat dhe nji përfaqësues i Ndërmarrjes Shoqnore.
Ish Kryetari i Gjykatës Komunale akuzohet për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit si dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. Shtatë ish gjyqtarët akuzohen për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Shoqnore dhe avokati akuzohen për veprat penale të ndihmës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, njofton EULEX.

















































