Armata e Veriut kërcënon qytetarët serbë
Billborda me mbishkrimin Severna Armija (Armata e Veriut) ku shihet edhe fytyra e nji ushtari tuniformuem, që janë vendosë nëpër vende të ndryshme në veri të Kosovës, paraqesin shqetësim për shumë qytetarë në veri.
Burime të Kosovapressit njoftojnë se nji mbishkrim me përmbajtje dhe fotografi të tillë në formë të gravueme, ndodhet edhe në nji kiosk në qendër të Zveçanit që asht vepër e grupeve ekstremiste në veri.
Simbas këtyne burimeve, kjo armatë asht themelue nga grupe famëkëqija serbe t ekstremit të djathtë që luftojnë për Serbinë e Madhe dhe të pastër, popullue vetëm me të krishtenë ortodoksë.
















































