"EULEX" bahet - EULEX KOSOVA
EULEX Kosova ka me qenë emni i ri i misionit tUnionit Europian për sundimin e ligjit ne Kosovë.
Në letren e cila do ti dërgohet baroneshes Catherine Ashton, që e ka sigurue Top-Channel, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kërkon zgjatjen e mandatit të prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve ndërkombëtarë deri me 15 Qershor 2014.
Bazë ligjore e funksionimit të tyne ka me qenë Kushtetuta e Kosovës dhe Pakoja e Ahtisaarit. Kushtetuta ka me shërbye për emnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë.
Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEXit skanë me u lejue ma me i përdorë ligjet e ish-Jugoslavisë, si kanë ba deri sot. Edhe pse përmendet nji datë e përfundimit të misionit, asht lanë e hapun mundësia që mvarësisht nga situata në Kosovë mandati i EULEX KOSOVA me u vazhdue.

















































