Lieberman: Qëndrimi për Kosovën në kohën e duhun

03 Gusht 2012 - 06:03

 

"Me m’thanë dikush asokohe kur isha student n’Bashkimin Sovjetik, se nji ditë kam me u ba ministër i Jashtëm i Izraelit dhe kam me ardhë n’Shqipni me inaugurue hapjen e ambasadës izraelite n’Tiranë, nuk e kisha besue kurrë. Ky takim asht nji provë se si vendet tona kanë ndryshue gjatë këtyne 20 vjete me dinamikë dhe sfida të mëdha, si kanë evoluer marradhanjet midis dy vendeve, midis dy kombeve dhe miqve. Arsyeja ime e ardhjes n’Tiranë asht vetëm kjo, inaugurimi që i bahet ambasadës n’Tiranë, në mënyrë që këto dy vende me thellue bashkëpunimin mes tyne”, deklaroi n’Tiranë Avigdor Lieberman, ministër i Jashtëm i Izraelit në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Edmond Panariti.

Pyetjes pse Izraeli nuk e ka njoft Kosovën, Lieberman tha se qëndrimi i Izraelit nuk lidhet vetëm me Kosovën, por me tanë rajonin e Ballkanit.

“S’pari, nga eksperienca jonë si Lindje e Mesme, na shpresojmë se kjo pjesë e botës ka me i zgjidhë problemet e saj në mënyrë paqësore. Shpresoj se keni me gjetë zgjidhje paqësore, qoftë nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, ashtu edhe nëpërmjet negocimeve të drejtpërdrejta. Rajoni jonë asht pjesa ma e komplikueme e botës, na kemi mjaft situata të komplikueme jo vetëm në rajon, por edhe çashtje të mbrendshme. Qëndrimi jonë lidhet me tanë rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe çashtja e Kosovës dhe shpresoj se të gjithë popujt e këtij rajoni kanë me i  zgjidhë problemet e tyne paqësisht”, njofton BalkanWeb.

Për këtë çashtje ministri Panariti tha se Izraeli i ka njoft pasaportat e Kosovës.

“Ndaj të njajtin vlerësim si zoti Lieberman, për forcimin e dialogut të niveleve të bashkëpunimit rajonal midis Shqipnisë dhe Kosovës, midis Shqipnisë dhe vendeve tjera të rajonit dhe kjo padyshim asht rruga ma e mirë për integrimin e krejt rajonit n’Unionin Europian. Për sa i përket çashtjes së Kosovës, padyshim që progres ka ndodhë, pasaportat e Kosovës tashma njihen nga shteti i Izraelit. Ky asht tregues shumë i randësishëm, vlerësim shumë objektiv i situatës rajonale”.

 





 

vlora06.08.2012 13:52"isha student nBashkimin Sovjetik, se nji dit? kam me u ba minist?r i Jasht?m i Izraelit dhe kam me ardh? nShqipni me inaugurue hapjen e ambasad?s izraelite nTiran?" deklaron Liberman

Po qe sa kohe me pare te paskan than ty Liberman qeveria e Moskes qe dot vish ne Tirane, dhe perse ne at kohe eshte cel ceshtja per Tiranen???

Ty njeri nuk eshte per tu besua aspak as qeverise se Izraelit, hala se keni njoft Kosoven, pse dhe cka pritni, dhe pse nuk ishit te interesuar me cile ambasad, kohe me pare sa ishe student, ne Tirane, por tash, mos po doni edhe ju nji pjese minoritet ne Shqipni si grekofilet apo jeni ka hini ne krize ekonomike sic eshte rasti me Greqin e Re, ku qendron shkaku qe jeni shume te interesuar per Tiranen qe paska qene edhe Rusia ma pare deri sa ishe student?

Tirana nuk duhet lejua amabsaden e Izraelit, deri sa nuk e pranon Kosoven si shtet, kur te njohi Kosoven athere vjen diskutimi dhe investigimi i interesimit se Rusis me Izraelin, deri sa ishe ti student.