Komisioni shpalli edhe dy emna të shpijunave: Isak Ajrulli dhe Kiril Plastirov
Komisioni për lustrimin në Maqedoni publikoi edhe dy emna dhe dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete.
Këshilltari komunal i komunës së Bogovinës nga radhët e BDI, Isak Ajrulli dhe këshilltari komunal i Gazi Babës në Shkup nga radhët e VMRO-DPMNE, Kiril Plastirov, janë dy ish-shpijuna zbardhë nga komisioni për dosjet.
Simbas këtij komisioni, këto dy këshilltarë komunal kanë qenë bashkëpunëtor të msheftë të shërbimeve sekrete. Ajrulli kishte shpijunue studentat e Tetovës, të cilët në ndeshjet e hendbollit kishin thirrë parulla Rrnoftë Shqipnia, rrnoftë Enver Hoxha, ndërsa aktori Kiril Plastirov kishte nisë bashkëpunimin qysh në vitin 1963, tue shpijunue rrjeta të nacionalistave maqedonas.
Simbas dosjes së Ajrullit, i ditëlindjes 1954 nga fshati Sedllarcë i Tetovës, ai ka funksionue me pseudonimin Zenit nga viti 1976, kishte marrë detyra për me raportue për funksionimin e studentave dhe aktivistave të çashtjes kombëtare të asaj periudhe, por edhe si profesor i punësuem në shkollën e mesme Mosha Pijade në Tetovë. Ai aktualisht po kryen detyrën e këshilltarit në komunën e Bogovinës në rajonin e Tetovës. (INA)















































