ME I HAPE DOKUMENTET SEKRETE. WIKILEAKS KERKON ‘TRANSPARENCE’

WikiLeaks.org, nji organizate online qe i ka publikue me dheta mija dokuemnte te klasifikueme si sekrete nga lufta n’Afganistan, thote se qellimi i saj asht me i publikue “sjelljet joetike” te qeverive dhe korporatave.

Julian Assange

Prejse asht themelue, n’Dhetor 2006, WikiLeaks ka ekspozue memorandume interne per hedhjen e mbeturinave toksike ne bregun e Afrikas, si dhe manualin ushtarak qe te mesonte si me veprue me te burgosunit n’Guantanamo, mes shume e shume dokumenteve tjera kualifikue si sekrete.

“Na besojme ne transparencen e aktiviteteve qeveritare, sepse kjo te con te reduktimi i korrupsionit, qeverisja ma e mire dhe demokracia ma te forte”, thuhet ne web-faqen Wikileaks.com.
“Tana qeverite mujn me perfitue nga survejimi dhe mbikqyrja e shtueme nga komuniteti nderkombetar, si dhe nga vete populli i tyne. Na besojme se survejiumi kerkon edhe informata”.

Themeluesi i kesaj organizate, Julian Assange, tha per gazeten “The Guardian”, e cila i botoi shume pjese te dokumenteve sekrete qe kishte sjell kjo web-faqe, se keto dokumente na zbulojne dhe na afrojne nivelet e dhunes ushtarake qe po perdoret n’Afganistan, te cilat nuk i kemi dijte dhe nuk i kemi pa deri sot. “Keto dokumente vertetojne jo vetem incidente te tmerrshme, por edhe vdekje femijsh e deri te akcionet luftarake ku vrahen me qinda njerez”, tha Assange.

WikiLeaks posedon diku 15,000 dokumente qe u redaktuen tue i heq emnat e pervecem dhe emnat e vendeve per mos me i rrezikue operacionet e ushtrise amerikane.
WikiLeaks, mes shume gjanave tjera, ka publikue edhe nji video sulmi me helikopter, i gjate 38-minuta si dhe nji video tjeter prej 17-minutash qe e kane quejt “Vrasja kolaterale” n’Bagdad.
WikiLeaks perbahet nga 6 vullnetare me angazhim te perhershem, dhe diku 800 deri n’1,000 njerez qe ndihmojne.

Jualian Assange, 39 vjec, tha se organizata operon nga disa servera qe gjinden neper vende te ndryshme, perfshi Suedine e Belgjiken, ku ligji mbron ma shume se tjeterkund ata qe publikojne dokumente.

REAGIMI I QEVERISE AMERIKANE

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, James Jones, e dEnoi publikimin e dokumenteve. Ai e quejti "papërgjegjshmëni" dhe tha se publikimi jo vetëm rrezikon jetën e amerikanëve dhe partnerëve të tyne, por gjithashtu kërcënon sigurinë kombëtare.

Zoti Jones tha se WikiLeaks nuk kishte ba asnji përpjekje për me kontaktue qeverinë amerikane, e cila mësoi për publikimin nga organet e shtypit, mes tyne “The New York Times”, gazeta londineze “The Guardian” dhe e përjavshmja gjermane, “Der Spiegel”.

Ambasadori i Pakistanit n’SHBA,Hussain Haqqani, deklaroi se vendi i tij asht plotesisht i angazhuem në luftën kundër kryengritësve islamikë, dhe se dokemntete te cilat flasin per perkrehjen qe talibanet e gezojne nga sherbimi sekret palestinez nuk reflekton realitetin.
 

Pa

PRESS FREEDOM FEST 2010