Arafat s'ka vdekë. Ate e kanë vra me helm? (video)
E veja e Yasser Arrafat kërkon që trupi i tij me u zhvarros, sepse kanë prova se në teshat e tij asht gjetë elementi helmues polonium.
Trupi i liderit legjendar të palestinezëve, Yasser Arafat, ka mundësi se do të ekshumohet për me i ba të munduna testet që duhet me provue a ka vdekë natyrshëm, apo asht helmue.
Këto dyshime u ngritën kur nji laborator zvicran gjeti se në teshat e tij, që i ka pasë veshë para vdekjes, ka nivele të nalta te izotopeve radioaktive.
E veja e Arafatit, Suha, kërkoi menjihere nji autopsi për me i vërtetue ose mohue dyshimet, njofton TV Al-Jazeera. Nintervistë për këtë televizion, ajo nuk spjegon pse ka pritë tetë vjet me i çue teshat e tij, tue përfshi edhe brushën e dhambëve dhe kapelën e likurës, për me u testue. Kur pat vdekë Arafat, ajo spat pranue me ja ba nji autopsi.
Darcy Christen, portparol i Institut de Radiophysique të Lausannes, Zvicër, i tha Reuters se asht gjetë nji nivel befasisht i naltë i polonium-210 në teshat e Arafat'it.
Asht po ky element me të cilin regjimi i Vladimir Putin e pat vra, tuj e helmue, spiunin rus që kishte vendosë me ikë nBritani, Alexandar Litvinenko.
Lideri i sotëm palestinez Abbas th a se nuk sheh pengesë për me ekshumue trupin e Arafat dhe me vërtetue arsyen e vdekjes.
















































