Rrokum HD

MIGJEN KELMENDI: KURRE MA E RREZIKUEME SE SOT S’KA QENE LIRIA E SHPREHJES DHE PAMVARESIA E MEDIAS

03 Korrik 2009 - 19:53
MIGJEN KELMENDI: KURRE MA E RREZIKUEME SE SOT S’KA QENE LIRIA E SHPREHJES DHE PAMVARESIA E MEDIAS

Ne tryezen e organizueme nga Asociacioni i Pamvarun i Gazetareve dhe UNDP, u vu theks i vecante ne specifitetin e menyres se si u terratis ekrani i Televizionit Rrokum per shikuesit e operatoirit IPKO.

Migjen Kelmendi, themeluesi dhe drejtori I ketij mediumi, u shpreh me fjalet se “kurre ma e rrezikueme liria e shprehjes dhe pamvaresia e medias nuk ka qene se sot”. Ai tha se arsyeja asht shume e thjeshte: derisa dje, rreziku ndaj lirise se shprehjes dhe pamvaresise se medias ishte lehte  me u identifikue dhe me u njofte, sepse vinte nga nji administrate e dhunshme serbe, dhe bahej ne gjuhen serbe, sot kur rreziku dhe cenzura na vjen ne gjuhen shqipe dhe me metoda te sofistikueme, asht ba shume ma zor per opinionin madje edhe per vet profesionistat e kesaj lamie, me i diktue trajtat, metodat, instrumentet e mekanizmat me te cilat vehen ne rrezik keto liri e te drejta. Derisa dje, rrezikimi i ketyne te drejtave mobilizonte krejt opinionin dhe ne menyre kolektive e solidare i kunderviheshim ketij rreziku, tha Kelmendi, sot, kur pergjegjesine per garantimin e ketyne lirive e ka Qeveria e Kosoves, Qeveria e shumices si e prezentoi zv/kryeministri Hajredin Kuci, pjesemarres ne debat,  ky solidaritet ka humb, asht kalcifikue neper grupe e klane te vocrra profesionistash qe i jane nenshtrue benefiteve qe dalin nga afersia me Qeverine dhe me interesta e grupeve t’aferta me Qeverine, si dhe metodat e sofistikueme te cilat po perdoren nga qarqe te ndryshme qeveritare dhe grupe t’aferta me Qeverine  aktuale Thaci.

Kelmendi i identifikoi disa metoda dhe forma permes se cilave ai shprehet se “kurre ma e rrezikueme s’ka qene liria e shprehjes dhe pamvaresia e medias se sot n’Kosove”.

Ky rrezik ka marre trajtat e saj ekstreme dhe primitive si rasti i kercenimit publik me jete ndaj ekipit te BIRN dhe Jeta Xharres dhe menyres primitive dhe arrogante te terratisjes se ekranit te Televizionit Rrokum per shikuesit e operatorit IPKO. Mirepo, derisa forma e intimidimit te ketyne lirive ishte shume lehte me u identifikue te rasti i Jeta Xharres dhe BIRN, sepse ajo u ba ne menyre eksplicite, me artikuj ku dhuna verbale shndrrue ne fjale te botueme, rasti i terratisjes se Televizionit Rrokum asht shume ma i komplikuem, kerkon impenjim ma te madh te atyne qe done me e kuptue dhe me e identifikue. Perse u desht me u terratis ky ekran, pse bash ky ekran e asnji tjeter ne Kosove, cka paska pase ne kete ekran qe e ka ba operatorin IPKO qe pa asnji paralajmerim, me arrogance dhe primitivizem qe i gjason administrates serbe te dikurshme me e terratis ekranin e Televizionit Rrokum, u shpreh Kelmendi.

A po e shihni tha Kelmendi, se rreziku ndaj lirise se shprehjes dhe pamvaresise se medias sot ka trajte te sofistikueme: nuk ka nevoje me hy si administrata e dhunshme serbe ne hapsinate e Radio Televizionit te Prishtines si ne vitet 1990 dhe me dhune me e nderpre programin. Jo. Mjafton me i thane Akan Ismajlit, drejtorit te operatorit IPKO: kputja Rrokumit – kabllin!!! – e pershkroi situtaten e terratisjes se ekranit te Televizionit Rrokum, Migjen Kelmendi.

Por pse u desht me ja “kput kabllin Rrokum’it?”, pyeti Kelmendi. Pse bash Rrokum’it dhe asnji televizioni tjeter ne Kosove? Cka paska pase kaq te rrezikshme ne kete televizion sa me ja “kput kabllin”?

Migjen Kelmendi, drejtori i ketij mediumi, tha se pergjigjen ne keto pyetje duhet  me e gjete ne programet, debatet, emnat qe u permenden, abuzimet dhe tenderat qe u demaskuen, ne kritiken dhe faktin qe ky televizion guxoi me qene – i pamvarun dhe me qene - za i qytetareve!

Kelmendi per fund tha se shpreson se krejt keto raste qe u permenden ne kete konference, kane me i ndihmue Qeverise Thaci me reflektue dhe me u shnderrue ne dicka konstruktive qe kishte me restaurue interesin publik rrezikue ne sferen e lirise se shprehjes dhe pamvaresise se medias. Perndryshe, tha Kelmendi  – dalim ne rruge! “Kurgja mos difshmin, na dime me u ballafaque me dhunen dhe ata qe e ushtrojne. Jemi msue  tuj protestue ndaj dhunes qe vinte ne gjuhen serbe”, tha Kelmendi. 

Në Rrokum TV
BURGU I SIGURISË SË NALTË ME VALË