Shqiptarja përfaqëson Gjermaninë në "Miss World 2012"
Martina Ivezaj, shqiptarja nga Gjermania, me prejardhje nga Mali i Zi ka me përfaqësue Gjermaninë në në garën Miss World 2012 që ka me u mbjetë me 18 Gusht nKinë.
Carsten Mohr, kyetar i organizatës për zgjedhje të miseve Deutschland`s schönste, njoftoi se modelja e njoftun 22 vjeçare Martina Ivezaj asht zgjedhë për në garën e madhe për titullin e bukuroshes së botës, në qytetin Ordos të Republikës Inner Mongolia të Kinës.
Para tri vjete Martina ishte kunorëzue si Miss Tuning, tue i lanë mbrapa plot 350 kandidate nga tanë Gjermania.
Vajza me prejardhje nga Tuzi, Malësia e Madhe, shprehet se familja e saj dhe ajo, ruajnë me xhelozi traditat shqiptare.

















































