Bruce Springsteen: Në kulmin e suksesit kam mendue me vra veten
The Boss, Bruce Springsteen, zbulon për lexuesit e revistës së famshme The New Yorker se ka vuejt nga depresioni dhe ka mendue shpesh edhe me vra veten.
Springsteen rrëfen se asht kshillue 30 vjet rresht me nji psikoanalist, i cili e ka ndihmue me largue ndjesinë e keqe në krahnor dhe mendimet negative, thotë ai.
Bruce kallxon se mbas 30 vjet luftash me demonat e depresionit ka fitue ai dhe shprehet se asht nji çlirim i madh me jetue në paqe me veten tande.
Bash në kohën kur përjetojsha sukses botnor, u përballa me shejat e depresionit. Kisha droe se mos po përfundoj si baba jem, i cili ishte gjithashtu nji njeri që ka vuejt nga depresioni. E kqyrsha babën tizoluem e të rrxuem shpirtnisht dhe u tutsha se nji ditë edhe une muj me perfundue qashtu
.
The New Yorker konstaton se The Boss e ka fitue betejen për jetën dhe familjen tij. Grueja dhe nana e tre fëmive të Springsteen thotë se ai nuk asht ma nji njeri i izoluem, jetojmë nji jetë familjare të qetë, tha ajo.

















































