Polypill hapi që ju mbron nga pika nzemër dhe pika ntru
Hapi që asht nji kombinim i statinit dhe elementeve që luftojnë tensionin e naltë ka me i pshtue me mija pacienta nga pika nzemër dhe nga pika ntru, thonë shkencëtarët.
Nji studim që u krye nBritani me 84 persona mbi 50 vjeç, u botue në revistën PLoS One, ku publikohet nji hap i cili e lufton tensionin e naltë dhe holesterolin e keq.
The British Heart Foundation fton për vazhdimin e studimeve me këtë hap dhe thotë se hapi nuk guxon me ju krijue bindjen se nuk duhet me vazhdue ma me jetue shnetshëm.
Hulumtimi që u krye me këta pacienta vërteton se po u muer ky hap çdo ditë për tre muej, ai redukton tensionin e naltë të gjakut për 12% dhe holesterolin e keq (LDL) by 39%.
Dr David Wald, tha se efektet e këtij hapi janë të hatashëm. Nëse mbas moshës 50 vjeçe njerëzit e marrin këtë hap çdo ditë, 28% kanë me pshtue prej pikës nzemër dhe pikës ntru.

















































