Donald Trump, President i ri i Amerikes!

Donald Trump asht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Pertej pritjeve, miliarderi Trump arriti me fitue perballe zojes Hillary Clinton, tue u shpalle keshtu president i ri i SHBA’ve, raporton Rrokum.TV

Ai arriti me fitue edhe ne shtetin e Pensylvanias, qe doli me qene faktor kyç ne percaktimin e fituesit. Pensylvania tradicionalisht ka qene bastion i demokrateve.

Republikani Trump trashegon Barack Obama’n ne postin e te parit te SHBA’ve, i cili kishte sherbye ne kete post per dy mandate./Rrokum.TV

____________________________________________________

Kane mbete edhe pak rezultate me u marr. Numrimi i votave kah fundi. Ne kampin e zojes Clinton – shok!

shok-i-demokrateve

04:39- Partia Republikane e ka fitue Kongresin dhe Senatin me votat e sigurueme. Donald Trump ka fitue zgjedhjet në shtetin e Iowa dhe Winsconsin, tue thellue diferencën me demokraten Hillary Clinton.

Simbas Fox News, Donald Trump ka marrë 254 vota elektorake, që domethane i duhen edhe 16 vota për me u shapll President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Ndërkohë Hillary Clinton ka marrë 209 vota elektorale.

harta-e-zgjedhjeve