FMN parasheh rritje te ekonomise se Turqise

Ankara, 26 Fror – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përmirëson parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë në lidhje me vitin 2016, nga 2,9% e ka korrigju me 3,2%.

Në raportin me titull “Perspektiva Globale dhe Sfidat e Politikës”, të cilin FMN e publikoi para Mbledhjes së Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të G20, që do të mbahet në Shangai të Kinës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka revizionu parashikimet mbi rritjen ekonomike të Turqisë.

Parashikimin e rritjes ekonomike në lidhje me Turqinë për këtë vit FMN e ka rrite me 0,3 pikë, ndërsa për vitin e ardhshëm e ka ule me 0,1 pikë dhe nga 3,7% e ka korrigju në 3,6%.

Ndërkohë, në raportin e tij Fondi paraqet perspektivën pesimiste për të ardhmen dhe paralajmëron se “ekonomia globale do të dobësohet edhe ma shumë dhe se asht shumë e ndjeshme përballë kundërshokimeve”.

FMN ban të ditun se kushtet financiare në ekonomitë që janë në zhvillim janë tkurr dhe dobësimi i tyne asht në mvarësi të turbulencave financiare në rritje dhe të ramjes së çmimeve të aseteve. Gjithashtu simbas komenteve të Fondit, ngadalësimi që vihet re në ekonominë kineze i ka shtu shqetësimet lidhun me rritjen e ekonomisë globale.

Kina, vendi që ka ekonominë dytë ma të madhe në botë, po përjeton shpejtësinë ma të ulët të rritjes këto 25 vitet e fundit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga G20 me pregadite edhe një plan, i cili ka me gjallnu ekonominë globale.

-“Vendet e G20 duhet me kalu në veprim për me i rrite investimet publike, tue përdor alternativa të përshtatshme financiare”, asht apeli që ban FMN në raportin e saj.