3000 vende pune sivjet ne bujqesi

Ministria e Bujqësisë, në programin për bujqësinë dhe zhvillimin rural të vitit 2016, përveç se ka rrite buxhetin për 3 milionë euro ma shumë se vitin e kaluem, e ka zgjanu edhe mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë, si dhe ka kriju disa ndryshime në program tue lehtësu në shumë vende disa kritere për aplikim për fermerët.

Gjatë prezantimit të programit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe programit për pagesa direkte para fermerëve, shoqatave të fermerëve, drejtorëve të drejtorive bujqësore dhe partnerëve tjerë në sektorin e bujqësisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, tha se përmes këtyne programeve, për  të cilat sivjet janë planifiku 46 milionë euro, synojnë të mbështesin mbi 400 ferma dhe agrobiznise, si dhe hapjen e rreth 3 mijë vendeve të reja të punës, tue ndiku kështu në  zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit në mbarë vendin.