332 punëtorë të ‘Infrakos’ mund të mbeten pa rroga këtë muej

Që nga fillimi i këtij mueji asht ndalë qarkullimi i trenave për transport të udhëtarëve.
Vendimin për këtë e ka marr vet ndërmarrja për menaxhimin e trenave “Trainkos”.
Simbas kompanisë ndërpremja ka ndodh për shkak të mungesës së mjeteve për me operue.
Ndalja e operimit të trenave e ka zhytë në krizë edhe ndërmarrjen për menaxhimin e hekurudhave “Infrakos”.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Infrakos”, Agron Thaçi, në nji intervistë për Ekonomia Online, ka thanë se nga ndalja e qarkullimit të trenave për çdo muej po humbin rreth 25 mijë euro.

Ai ka thanë se kjo krizë e ka vnue “Infrakos” në nji situatë aq të vështirë sa edhe pagat për 332 punëtorët nuk do të munden me i pague për muajin Gusht.