450 mijë euro për kompaninë që ka me mbrojtë Kosovën në Arbitrazh

Kosova asht padit nga “ACP Axos Capital Gmbh”, kompania gjermane që u shpall fitues në procesin e shitjës së 75 për qind të aksioneve në Vala e Telekom.
Vendimi i Qeverisë që shpallte fitues këtë kompani ishte zhvleftësue nga mosmiratimi në parlamentin e Kosovës.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka përzgjedh kompaninë e cila ka me mbrojë Kosovën në Gjykatën Arbitrazhit.
Edhe nëse hidhet poshtë padia e kësaj kompania, Kosova ka me shpenzue rreth gjysë milioni euro për nji kompani të avokatisë.
Zyra e prokurimit të MZHE’s, në mesin e katër ofertuesve e ka përzgjedh “SQUIRE PATTON & BOGGS LLP” nga Amerika për mbrojtjen e Republikës se Kosovës  pranë Gjykatës së Arbitrazhit.
Vlera e tenderit asht 452,286.93  euro dhe kontrata pritet të nenshkruhet me 17 Nandor të këtij viti, shkruen lajmi.net.

Kosova asht padit nga kompania gjermane “ACP Axos Capital Gmbh”, që u shpall fitues në procesin e shitjës së 75 përqind të aksioneve në Vala e Telekom.

Vendimi i Qeverisë që shpallte fitues këtë kompani ishte zhvleftësue nga mos miratimi në parlamentin e Kosovës.

Kompania pretendon se është dëmtuar financiarisht dhe kërkon si dëmshpërblim një shumë që varion deri në  500 milionë euro, varësisht prej vlerësimit të gjyqit.