5 euro tash edhe në formë metalike!

5-euro

Gjermania do të vë në qarkullim nga sot e tutje monedhat 5 euro, në formë metalike.

Gjatë prezentimit të kësaj monedhe, ministria gjermane e financave ka thanë se asht tanësisht e re, jo vetëm që do të jetë pesë euro e parë në Gjermani por edhe për shkak se do të jetë nji kombinim i komponentëve metalike dhe plastike.

‘Deutsche Bundesbank’, tha se monedha do të jetë e vlefshme për të ba të gjitha pagesat në Gjermani.

Simbas ministrisë së financave, kjo monedhë nuk do të mund të falsifikohet n’asnji menyrë.

Njëra anë e projektueme nga Stefan Klein, përmban të gjitha kontinentet mbrenda rrethit të kaltërt në formë plastike, ndërsa ana tjetër metalike e projektueme nga Alina Hoyer, ka nji shqiponjë që asht simboli zyrtar i vendit dhe asht i rrethuem me 12 yje europiane.

 

2-metalike