A asht uji i pijes në Kosovë me parametrat e BE’s!

Kryeshefi i Ujësjellësit Prishtina, Ilir Abdullahu, ka thanë se uji i pijes që përdorin qytetarët e Kosovës asht i sigurt dhe i bahet kontroll i çdo ditshëm.

Ai ka thanë se sistemi i kontrollit dhe përpunimit asht shumë i sofistikuem dhe me aparatura moderne.

“Badoci dhe Batllava kanë sistemin ma të ri të përpunimit të ujit të pijes. Dhe gjithçka në këto fabrika asht automatizue, dhe kontrollohet dhe kjo ka ba që te kemi dy fabrika të modernizueme, ka thanë Abdullahu.

Simbas kryeshefit të KUR Prishtina, liqenet e Kosovës nuk kanë ndotje, përveç që gjatë Sezonës së verës, kur qytetarët i frekuentojnë këto liqene, hedhin mbeturina plastike që shkaktojnë ndotje të parametrave të vogël.

Abdullahu ka ba thirrje që të bahet kujdes edhe me kursim të ujit, por edhe me mbajtjen pastërt të hapsinave përreth liqeneve.

Burbuqe Nushi-Latifi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka thanë se 98.3 për qind cilësia e ujit në Kosovë asht në përputhje me standardet e BE’s për ujin e pijes.

“Uji i pijes 98.3 për qind i përmbush standardet e parapame simbas parametrave të Bashkimit Europian. Shumë asht evidente cilësia e ujit, fatbardhësisht resurset ujore i kemi të sigurta shumë cilësore”, ka thanë ajo./telegrafi/