A e dini cili asht vendi ma i mirë n’Tokë!

Suedia asht zgjedh zyrtarisht “vendi ma i mirë” në botë, ka zbulue nji studim.

Suedia ka dalë e para në nji anketë që kishte për qëllim të zgjidhte vendin ma të mirë në botë, vend ky që e vendosë interesin e njerëzve para të tjerave tue evitue ndikimet e damshme në kombet tjera dhe mjedisin.

Ky vend i ka kalue 162 vende të tjera n’Indeksin e Vendit të Mirë, nji tabelë e bazueme në 35 faktorë të ndamë nga burime që perfshijnë Kombet e Bashkueme dhe Bankën Botnore.

Suedia arriti rezultatet ma të nalta në kontributin e jetesës pozitive tue perfshi prosperitetin, barazinë, shëndetin dhe mirëqenien, ndërsa performoi mirë edhe kulturalisht.

Islanda doli e para në listë për kontributin e saj të përgjithshëm në planet dhe mbrojtjen e klimës, tue perfshi emetimet e ulëta të CO2 dhe prodhimin minimal të materialeve të rrezikshme.