A jeni gati, ky vend po kerkon 300 mijë emigrantë!

Si nji nga shtetet ma sociale dhe njiherësh me mirëqenie tepër të naltë, Kanadaja asht nji andërr për shumë emigrantë.

Në vitin 2017, vendi ka me hapë dyert dhe ka me pranue 300 mijë emigrantë, edhe pse rekomandimet ishin për rritje të numrit të tyne në mënyrë që vendi të ketë ma shumë fuqi punëtore dhe rritje ekonomike.

Qeveria tha se baza e pranimeve ka me qenë fillimisht 300,000 si banorë të perhershëm dhe shumica e tyne që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë.

 Këtë vit, sikurse ka ndodh që nga 2011, Kanada ka pranue 259 mijë shtetas të huej, andaj për ministrinë e Emigracionit John McCallum tue e ba objektivin e përvitshëm 300,000 asht nji themel i fortë.

Ashtu si shumë vende të zhvillueme, Kanada ka nji popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka perban nji sfidë për rritjen ekonomike.

Nji keshillë ekonomike e rekomandueme së fundmi për vendin, ishte që Kanada me rritë objektivin e saj vjetor të emigracionit për 450,000 gjatë pesë viteve të ardhshme.

Lidhun me këtë shifër, ministri i Emigracionit tha se ishte e mundshme, por jo për vitin 2017.

Ndërsa numri i emigrantëve ekonomikë do të rritet ndjeshëm, numri i refugjatëve që do të pranohen do të ulet po ashtu ndjeshëm nga 56 mijë në 40 mijë azilantë.