Abrashi: Dami prej keqëpërdoruesve të pensioneve arrinë milionat!

arbanabrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka ba me dije se dami që i bahet buxhetit të Kosovës mbrenda nji viti nga keqpërdoruesit e pensioneve arrinë në disa miliona.

Ai ka tregu se ky keqpërdorim do të ndalet shumë shpejt me miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financueme nga shteti.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Abrashi ka thanë se keqpërdorimin më të madh janë tue e ba personat që jetojnë jashtë vendit, por janë të paraqitun si banorë të perhershëm të Kosovës.

“Jemi në dijeni që nji numër i konsiderueshëm i pensionistëve jetojnë jashtë Kosovës, n’anën tjetër janë të paraqitun si banorë të perhershëm të Republikës së Kosovës. Damet që ja shkaktojnë buxhetit të Kosovës vlerësohen të jenë disa miliona euro”, ka thanë Abrashi.