Abrashi: Kosova, gjithnji e ma afër Bashkimit Europian

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka nënshkrue marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs.

Simbas Abrashit të dy vendet ballafaqohen me sfida të njajta.

Ministri shtoi se në këtë mënyrë Kosova i ka rrugët ma të shkurta drejt Bashkimit Europian, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Simbas tij, Kosova ka me përfitue nga përvojat e mira të Letonisë, që mund t’i marrë në fushën e punësimit, të pensioneve e të mirëqenies sociale.

Nga ana tjetër ministri letonez u zotue se me anë të kësaj marrëveshje ka me ndihmue anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme tue lobue edhe te shtetet që nuk e kanë njoftë ende vendin tonë.