Agjencia i qet në ankand drutë e konfiskueme!

Agjencia Pyjore e Kosovës, masën drunore të cilën e ka konfiskue ka vendos me qitë në ankand.

Krejt këto masa drunore thuhet të jenë të mbajtuna në depo të qyteteve të ndryshme të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, e Gjilan.

“Dru zjarri të llojit te ndryshme. Depo(DK- Prishtinë, DK-Prizren, DK-Mitrovicë , DK- Ferizaj , DK- Gjilan dhe DMKE)”, asht përshkrimi i dhanë në njoftimin e landës, që kjo Agjenci ka ba.

Çmimi i përgjithshëm i kontratës, thuhet të jetë 9 mijë e 714 euro, për shitjen e masës së këtyne drujëve të konfiskueme.

Mësohet se kompania “Gresa Commerce”, nga Prizreni e ka fitue kontratën, për blemjen e këtyne masave drunore të konfiskueme.

Mediat kanë raportue se janë arrestue 104 persona për vjedhje të pyllit, derisa janë inicue 250 të tilla për shkatërrim e vjedhje.