Ahmeti: Po realizojmë me sukses premtimet tona!

Heqja e taksave për bizniset e komunës së Lipjanit, infrastruktura rrugore respektivisht asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në shumë fshatra të komunës së Lipjanit, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, përmirësimi i infrastrukturës fizike në shkollat e ndryshme si dhe rregullimi i fushave të vogla sportive në këto shkollave nëpër fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit, dhe krijimi i hapësinave të gjelbërueme, i konsideron ndër projektet e tij kryesore gjatë mandatit të tij të deritanishëm, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ndërsa tregon se komunën e ka gjetë të zhytun në borxhe, dhe pa evidenca të sakta mbi borxhet.

Ahmeti, këto komente i ka ba në nji intervistë për Kosova Info.

Ma tutje Ahmeti, tue folë edhe si kryetar i degës së LDK’s në Lipjan, thotë se LDK po ecen mirë edhe me procesin e mbrendshëm partiak.

Ndërkaq kritikat të cilat vijnë nga AKR në Lipjan, e cila asht partner i koalicionit në qeverisje lokale i cilëson si deklarata “nonsens”.