Arabia Saudite, e para në prodhimin e naftës, len mbrapa SHBA’të

Arabia Saudite i tejkaloi Shtetet e Bashkueme të Amerikës në prodhimin e naftës dhe kështu u ba vendi i parë në këtë fushë, raporton AA.

Simbas Raportit mujor të Tregut të Naftës të Agjencisë së Energjisë Ndërkombëtare, prodhimi i naftës bruto dhe produkteve të naftës të Arabisë Saudite në muejin Gusht ka arritë në 12.6 milionë fuçi. Ndërsa SHBA’të kanë prodhue 12.2 milionë fuçi.

Arabia Saudite, e cila në këtë periudhë prodhoi ma shumë se SHBA’të, u ba e para përsëri mbas Prillit të vitit 2014.

Çmimet e ulëta të naftës, ndikuen negativisht në prodhuesit e naftës, të cilët bajnë prodhim me kosto të naltë në SHBA. Që nga mueji Maj i këtij viti, prodhimi ditor i naftës së SHBA’ve u zvogëlue mesatarisht për 460 mijë fuçi.