ATK deri tash fal 105 milionë euro borxhe, edhe pak ditë kanë mbetë deri te skadimi i afatit

Vetëm gjatë këtij viti (2016) ATK ka pranue rreth 6 mijë kërkesa për përfshimjen në programin e faljes së borxheve.

Ndërsa, për borxhet deri në 100 euro që janë falë në mënyrë automatike, janë mbi 21 mijë tatimpagues që janë përfshi nga kjo falje.

Këtë e banë të ditun, Hamdi Hoxha, ushtrues detyre i zavendësdrejtorit të përgjithshëm për Funksione të Veçanta, i cili gjatë nji prononcimi për Ekonomia Online, ka kallxue se deri tash ATK i ka pranue 8 mijë kërkesa për përfshimjen në programin e faljes së borxheve.

Megjithatë, tatimpaguesit ma nuk mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi që ua ka dhanë shteti shumë gjatë, mbasi që përfundimisht ligjit i kalon validiteti me 2 Shtator të këtij viti.

Hoxha, për këtë u banë thirrje të gjithë tatimpaguesve që ta shfrytëzojnë këtë ligj, deri në momentin e skadimit të ligjit, mbasi që nuk kanë mbetë edhe shumë ditë.