AUV: Tregjet e kafsheve po normalizohen!

Funksionimi i tregjeve të kafshëve në Kosovë, asht normalizue, mbasi asht ba monitorimi i kryemjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të sëmundjes Gungore të legurës te kafshët e llojit të gjedhit.

Zyrtari për Informim, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka ba me dije për RTKlive, së asht vlerësue se ka ra numri i rasteve të ngordhjes së kafshëve në minimum dhe vaksina ka dhanë efektin e vet tue ba që mos të ketë asnji rast të ri të prekjes nga kjo sëmundje.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dhanë lejen për hapjen dhe funksionimin e tregjeve. Me qëllim që sa ma shpejtë me ju dhanë mundësia fermerëve për qarkullim dhe tregtim të kafshëve të tyne, ku disa nga ta i kanë si burim të vetëm të ardhunash.

Në momentin e parë që janë krijue kushtet menjiherë asht lejue hapja e tyne”, ka thanë Thaçi.