Bajrami: Vendimi për reciprocitet me Serbinë mbetet n’fuqi

hykmetjaa

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit për çashtjen e mosnjohjes reciproke të certifikatave të ADR’s mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë mbetet në fuqi, deri në arritjen e nji marrëveshjeje për njohjen reciproke me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Mediat serbe kanë raportu se sot n’ora 9:00 do të lejohen të futen nga Serbia kamionët me naftë dhe gaz.

“Me këtë rast, ju bajmë me dije se spekulimet e përhapuna në mediat serbe gjatë ditës se djeshme se Qeveria e Kosovës gjoja ka tërheq masat e reciprocitetit të vendosuna me 21 Mars 2016, për mosnjohjen e certifikatës së ADR’s për automjetet dhe për shoferët, të lëshueme nga autoritetet Serbe për transportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë, janë të pavërteta.

Dëshirojmë të ritheksojmë gatishmëninë e Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e problemeve bilaterale përmes dialogut dhe i bajmë thirrje edhe njiherë autoriteteve të Serbisë që të reflektojnë ndaj kësaj situate tue arritë marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave përkatëse të ADR’s, me ç‘rast do të eliminohej kjo barrierë e panevojshme tregtare dhe të mundësohej qarkullimi i lirë dhe i papenguem i mallnave dhe njerëzve.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit asht marrë mbasi që kompanitë e Kosovës që nga data 28 Gusht 2015, nuk kanë mund të importojnë derivate të naftës dhe gaz, për shkak se autoritetet e Serbisë kanë shkelë marrëveshjen e CEFTA’s si dhe nuk kanë qenë të gatshëm për arritjen e nji marrëveshje për njohje reciproke të certifikatave të ADR’s në kuadër të Dialogut të Brukselit për të cilën asht bisedu për ma shumë se shtatë muej, që bie në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë të përcaktueme me rregullat e CEFTA’s”, ka shkrue Barjami në Facebook.