Banka Qendrore Europiane: Kjo asht situata ekonomike që na pret në të ardhmen

Banka Qendrore Europiane ka rritë lehtë parashikimin e saj për rritjen ekonomike për eurozonën në vitin 2016, por ka qenë ma pak optimiste për vitin 2017 dhe 2018.

“Nji rritje e Produktit të Mbrendshëm Bruto (PBB) në zonën euro pritet në nivelin 1,7 për qind për vitin 2016”, theksoi sot presidenti i institucionit monetar europian, Mario Draghi.

“Në të njajtin nivel parashikohet që me qenë rritja ekonomike në vitin 2017 (1,6%) ndërsa në vitin 2018 ka me arritë 1,7 për qind”, tha Draghi gjatë nji konference për shtyp.