BB, qe sa pati rritje ekonomike Kosova!

world-bank

Rritja ekonomike në vendet e Europës Juglindore në vitin 2015 vlerësohet të jetë mesatarisht 2.1 për qind.

Kjo rritje ekonomike asht shumë ma e naltë krahasu me 0.3 për qind të vitit 2014, kur rajoni u godit randë nga përmbytjet.

Në shtetet e Europës Juglindore bajnë pjesë: Shqipnia, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

 
Banka Botnore në nji njoftim për media të Premten, ban të ditun se tashma pritet që të gjashtë vendet e rajonit të kenë rritje reale të PBB’s, ku Kosova dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë pritet të kenë rritje prej 3.6
Rimëkambja e ngadaltë në Europë dhe në mbanë botën, paqëndrueshmënia e naltë në tregjet financiare ndërkombëtare dhe luhatjet në çmimin e naftës përbajnë rreziqe për perspektivën e rajonit.

Numri i madh i kredive të këqija mund të ndikojë gjithashtu në uljen e kreditimit në t’ardhmen.

Për zbutjen e këtyne rreziqeve që i kanosen rimëkambjes ekonomike, kërkohet zbatim i qendrueshëm i reformave ekonomike.