BE jep 342 mijë euro për Qeverisjen e Mirë

“Mbështetje për implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqninë civile”, asht projekti i ri i financuem nga BE në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë.

Ky projekt u lansue sot gjatë nji konference për media.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredari tha se qëllimi i këtij projekti asht përmirësimi e kapaciteti të Qeverisë, ndërtimi i nji sistemi efekti për mbështetje financiare publike për organizatat e shoqnisë civile.

Drejtori i Zyrës për bashkëpunim me OJQ, Igor Vidacak tha se ky projekt ka vlerë prej 342 mijë euro dhe se përfituesit kryesorë janë qytetarët, Zyra për Qeverisje të Mirë dhe kryesisht Ministria e Financave.

Vlera financiare e projektit asht 342 mijë euro dhe ka për qëllim të përmirësojë kapacitetin e Qeverisë së Kosovës për me krijue bashkëpunim efektiv me shoqninë civile në realizimin e reformave ekonomike dhe sociale aq të randësishme në vend. Përfituesit kryesorë janë qytetarët, Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Ministria e Financave, tha Vidacak.

Ky projekt ka fillue ne Mars të 2016 dhe ka me zgjatë deri në Marsin e vitit 2018.