‘Bin Laden’ nis ndërtimin e hotelit ma të madh në botë (video)

Nji nga kompanitë ma të mëdha të ndërtimit në Arabinë Saudite, grupi saudit Bin Laden po planifikon t’i kthehet ndërtimit të hotelit ma të madh në botë prej 3.5 miliardë dollarësh, Abraj Kudai në Mekë, njofton RT.

Ndërtimi ka me fillue mbas nji ngërçi financiar që e ndaloi ndërtimin në vitin 2015.

Kur të përfundojë, Abraj Kudai do të ketë mbi 10 mijë dhoma, 70 restorane, disa pista për helikopterë dhe nji seksion të rezervuem për familjen mbretnore të Arabisë Saudite.

Planet e rishikueme për projektin e financuem nga qeveria sinjalizuen që Riadi asht përsëri i gatshëm me shpenzue në projekte strategjike të zhvillimit ekonomik si turizmi dhe me nxitë grupin saudit Bin Laden, kompaninë që drejton ndërtimin.

Grupi saudit Bin Laden ka me marrë ndihmë financiare nga Qeveria.

Ai grup u godit keq nga rania në sektorin e ndërtimit vitet e fundit për shkak të ranies së çmimeve të naftës.

Nënkontraktorëve u asht kërkue që të japin propozimet për çmimet tek Grupi Bin Laden që nga mesi i muejit shtator.