Bizniseve ju lirohet rryma!

Tarifat e energjisë elektrike për bizniset e vogla mund t’ulen deri në 10 për qind tue fillue prej 1 Prilli.
Çmimi i energjisë për bizniset, tue i perfshi edhe konsumatorët e mëdhaj, si janë ata industrialë, do të ulet mesatarisht prej mbi 5 për qind.

Por ulja ma e madhe e çmimit t’energjisë për bizniset të vogla po bahet për të eliminu pabarazinë në çmimin e energjisë që deri më tash ka ekzistu, mbasi bizniset kanë pagu çmimin për kilovat t’energjisë gati dyfish ma të naltë se konsumatorët e amvisnisë.