Blerim Dina e Musa Dragusha kandidatë për kryetar të OSHP’s

Qeveria e Kosovës ne mbledhjen e sotme ka riprocedu emnat për kryetar dhe anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kandidatët për kryetar të OSHP’s janë Blerim Dina dhe Musa Dragusha.

Ndërsa kandidatët për anëtarë të këtij organi janë Nuhi Paqarizi, Vjollca Shala-Kurtishaj, Ivica Ivanovic dhe Goran Milenkovic.

Në seancën e 24 Marsit këta emna do të dërgohen për votim në Kuvend.

Në seancën e kalueme, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritë me votue anëtarët e Bordit të OSHP’s – kriter për liberalizim të vizave.

Ishin deputetët e LDK’s që votuen kundër propozimeve për anëtarët e OSHP’s.