Bllokada institucionale ‘bllokon’ edhe buxhetin!

parettt

Për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së Kosovës asht pamundësue rishikimi i buxhetit të Kosovës, thonë udhëheqës të institucioneve, simbas të cilëve kanë fillue problemet në kryemjen e obligimeve të parapame financiare.

Ministri në largim i Financave, Agim Krasniqi, për Radion Europa e Lirë, ka thanë se ministria dhe agjencitë buxhetore kanë ba përgaditjet për këtë proces, por pa krijimin e institucioneve, rishikimi nuk mundet me përfundue, çka nënkupton edhe mos mundësi të rialokimit të mjeteve për ministritë, komunat dhe të gjitha agjencive buxhetore.

Ai ndërkaq thotë se problemet janë paraqit nga mosndryshimi i disa ligjeve të parapame, në bazë të cilave asht planifikue tërheqja e mjeteve financiare.

Nga kjo situatë, Krasniqi thotë se asht pamundësue fillimi i disa projekteve të reja, tue mbulue shpenzimet për projektet e fillueme ma herët.