Brexit e zvoglon buxhetin dhe popullaten e Unionit Europian

matthijs_britainspointofnoreturn_eu
Mbas largimit të ekonomisë së dytë ma të madhe të Unionit Europian, Britanisë së Madhe, pritet që Prodhimi i Mbrendshëm Bruto i UE’s me u zvogëlue per 2,8 trilionë dollarë.

Simbas të dhanave të përpilueme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Prodhimi i Mbrendshem Bruto i UE, me treg të përbashkët, për vitin e kaluem ishte 16 trilionë e 220 miliardë dollarë.

Kontributin ma të madh në këtë shifër e ka dhanë Gjermania, ndërsa menjiherë mbas saj Britania me dy trilionë e 849 miliardë dollarë.

Mbi bazen e shifrave për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë ka me pase efekt me 2,8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit.

Jo vetem me pare, Unioni zvoglohet edhe me njerez me daljen e Britanise.
Vitin e shkuem Unioni Europian i kishte 507,4 milionë banorë, prej tyne 65,1 milionë banorë jetojnë në Britaninë e Madhe.Per kete numer ka me u zvoglue edhe numri i pergjithshem i popullsise mbrenda Unionit.