Brukseli pritet me i dhanë zgjidhje çashtjes së bllokadës!

kamionat

Dialogu teknik në Bruksel, që pritet të mbahet javën e ardhshme, ka gjasa me i dhanë nji zgjidhje çashtjes së bllokadës së prodhimeve serbe.

Bllokimi që Qeveria e Kosovës u ka ba automjeteve nga Serbia, si masë reciprociteti, pritet të zgjidhet javën e ardhshme.

Kështu të paktën thuhet në nji deklaratë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të cilën presin që në raundin e radhës së dialogut teknik në Bruksel, që pritet të mbahet javën e ardhshme, t’arrihet nji zgjidhje afatgjate.

“Të dyja palët janë pajtu që duhet gjetë nji zgjidhje afatgjate për këtë çashtje dhe javën e ardhshme kjo do të diskutohet në nji takim special në nivelin e ekspertëve”, kanë ba të ditun nga kjo zyre, shkruen lajmi.net.

Lidhun me bllokadën, të Premten asht prononcu edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili ka shtu se nuk do të lejohet të futet asnji kamion nga Serbia, perderisa të mos arrihet nji marrëveshje.