Çka hajnë ma shumë kosovarët?

Qytetarët e Kosovës, hajnë ma shumë mish se bukë. Në tavolinat e tyne, mishi asht ushqimi kryesor me të cilën ngihen.

Kështu tregojnë të dhanat e publikueme nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sa i përket shpërndamjes së konsumit të ushqimit në Kosovë.

Në përgjigjet që ASK, ka dhanë për Gazetën Fjala, shihet se nga 100 përqindëshi i ushqimit që konsumojnë kosovarët, dominon mishi me 20 për qind.

Menjiherë mbas mishit në listën e konsumit ushqimor renditen, tambli, djathi e voet me 18 për qind.