Çmimi global i naftës rritet në mbi 44 dollarë

Çmimi i naftës së papërpunueme sot në mëngjes asht tregtue për 44.05 dollarë për nji fuçi, që njiherish paraqet çmimin ma të naltë që nga Dhetori i vitit 2015.

Në fillim të javës çmimi global i naftës shënoi rritje të vogël nga shkaku i pritjeve të tregut lidhun me marrëveshjen për ngrirje të prodhimtarisë që pritet me u arrite në takimin e radhës të shteteve të OPEC’ut dhe atyne që nuk janë pjesë e OPEC’ut, që ka me u mbajtë me 17 Prill.

Të Martën, çmimi i naftës së papërpunueme u tregtue për 43.40 dollarë për nji fuçi.