Derivatet cilësore austriake OMV, tash i gjeni në Al Petrol

Al Petrol ka me ofrue derivatet në krejt pikat e saj anekënd vendit.

Këto produkte janë: Benzini me 100 oktan, si dhe Diesel i pasunuem (MAXX Diesel), njoftojnë përfaqësuesit e kompanisë Al Petrol.

“Tanima përveç furnitorëve tjerë prestigjioz kemi arritë bashkëpunim edhe me kompaninë Austriake OMV, e cila ofron cilësi të derivateve të nivelit botnor. Ky fakt ngrit edhe ma tepër cilësinë e produkteve t’ofrueme nga AL Petrol, të cilat do t’ju ofrojnë kerreve performancë shumë ma të mirë, shpenzime ma t’ulëta dhe më pak ndotje të ambientit”, njoftoi drejtori i kompanisë Al Petrol, Lulzim Kryeziu.

Kompania Al Petrol, vazhdimisht punon për zhvillimin e saj tue ju ofrue klientëve shërbimet ma të fundit të nivelit botnor jo vetëm për derivate, por në krejt fushat e operimit të saj, tue përfshi marketet dhe restorantet.

Që të bindeni me cilësitë e shërbimeve që ofron Al Petrol, mirëpriteni që të vizitoni nji nga pikat e Kompanisë Al Petrol.