Detaje për krejt ata që duen me aplikue për punë në Kanada!

Kanada ka me hapë dyert dhe ka me pranue 300 mijë emigrantë, edhe pse rekomandimet ishin për rritje të numrit të tyne në mënyrë që vendi të ketë më shumë fuqi punëtore dhe rritje ekonomike.

Në nji njoftim të  zyrës kanadeze të Emigracionit thuhet se baza e pranimeve ka me qenë fillimisht 300 mijë, si banorë të përhershëm dhe shumica e tyne që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomik.

Këtë vit, sikurse ka ndodh që nga 2011, Kanada ka pranue 259 mijë shtetas të huej, ndaj për ministrin e Emigracionit John Mçallum tue e ba objektivin e përvitshëm 300 mijë asht nji themel i fortë.

Ashtu si shumë vende të zhvillueme, Kanada ka nji popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka perban nji sfidë për rritjen ekonomike.

Nji këshillë ekonomike e rekomandueme së fundmi për vendin, ishte që Kanada me rritë objektivin e saj vjetor të emigracionit për 450,000 gjatë pesë viteve të ardhshme.

 

Rregullorja

Sipas rregullores që ka përcaktuar qeveria kanadeze, aplikimi kalon nëpër disa faza, por më e rëndësishmja është intervista, në të cilën merret edhe vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit. Intervista zhvillohet në Konsullatën Kanadeze midis një oficeri të imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas përfundimit me sukses të saj duhet që aplikanti të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej Qeverisë Kanadeze.

Ky kontroll duhet të bindë Ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore. Disa ambasada pas marrjes së rezultatit të analizave mjekësore i kërkojnë aplikantit të transferojë fonde të mjaftueshme monetare në një llogari bankare në Kanada të hapur në emër të tij. Nga ana tjetër, që Ambasada të marrë vendimin përfundimtar, pra lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit.

Profesionet

Për të siguruar një qëndrim të përhershëm në një prej qyteteve të Kanadasë duhet të plotësoni formularët e duhur, në bazë të interesit që ju keni. Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe nëse nuk keni një ofertë pune, atëherë duhet të pajiseni me një kod (NOC), që përbëhet nga katër shifra dhe që identifikon profesionin në të cilin ju dëshironi të punoni. Ekziston një listë prej 520 lloje punësh.

Profesionet më të kërkuara janë: kuzhinierë, menaxherë restorantesh, infermierë, arkitektë, mjekë, dentistë, biologë, mjekë familjeje, farmacist, psikolog, asistentë socialë, elektricistë, hidraulikë dhe ndërtues. Pasi të keni identifikuar profesionin, do t’i nënshtroheni një testimi, ku duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë ndaj 100 pikëve të mundshme.