Dogana dhe ATK liron 138 kompani nga pagesa e TVSH’s

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaru se në Kallnor dhe Fror, 138 kompani kanë përfitu 2.1 milion euro lirime në import të makinerive prodhuese, landës së parë dhe teknologjisë informatike.

Gjatë këtyne dy muejve, vlera e importit të makinerive prodhuese, landës së parë dhe teknologjisë informatike ka qenë 12.4 mil euro.

Ministria e Financave, përmes autorizimeve të leshueme nga Dogana dhe ATK, ka liru 138 kompani nga pagesa e TVSH’s me rastin e këtij importi.

Vlera e lirimeve ka qenë 2.1 milion euro, që mund të merret si shumë me të cilën Qeveria po mbështet prodhimin vendor.

ATK, në ditët në vijim, do të publikojë listën e kompanive që kanë marrë autorizime për lirim nga pagesa e TVSH n’import.