Dogana kap mbi 1000 litra vajna motorike të kontrabandueme

Sot, në rajonin e Prishtinës, Dogana ka ndalue nji kombi transportues në të cilin janë gjet rreth 1116.5 litra vajna motorike.

Për këto mallna transportuesi nuk ka pas asnji dokument, për këtë arsye ky mall i asht nënshtrue konfiskimit.

 

Komunikata e plotë:

Prishtinë 12 tetor 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 1000 litra vaj të cilat janë gjetur gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës.

Në autostradë e cila gjendet në zonën industriale Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues të markës Daimler Chrysler 308 D,  ngjyrë e kaltër me targa të Kosovës.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar  konfiskimit.

Rasti është dërguar te sektorit për kundërvajtje, derisa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar.

 

3-vajraaa