Durrësi tubon Kryeministrat e Ballkanit, kjo asht arsyeja

Zyra e Kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama, thotë se zotni Rama do të jetë mikrpitës i nji takimi joformal të kolegëve të tij nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, këtë fundjavë.

Në kumtesën e kryeministrisë theksohet se takimi njiditësh për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale, ka m’u mbajt nesër, në qytetin e Durrësit.

Takimi ka m’u fokusue në nxitjen e rritjes ekonomike, mbasi për këtë çashtje ishte arritë pajtueshmënia muejin e kaluem në Samitin e Triestës, në kuadër të takimit të katërt ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin në Durrës do të jetë i pranishëm edhe komisionari për negociata për zgjanim dhe fqinjësi të mirë i BE’s, Johannes Hahn, dhe zavendëspresidenti i Bankës Botnore, Cyril Muller.