Elkos Group dhe ETC, 10,000.00 euro donacion për Festën e Fiter Bajramit

Elkos Group dhe ETC me pronar Ramiz Kelmendin sot janë tue gëzue shumë familje nevojtare me rastin e Festës së Fiter Bajramit.

Në tanë Kosovën janë tue u shpërnda mbi 1100 pako me produkte ushqimore, buxhet ky prej 10,000.00 euro i ndamë për me ju dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës që sado pak me u plotësue sofra e tyne festive.

“ELKOS Group falënderon Bashkësitë Islame dhe Organizatat Joqeveritare për përpilimin e listave të familjeve nevojtare dhe ndihmën në organizimin e shpërndamjes. Donacionet e ELKOS Group dhe ETC tashma e sa vite janë shendrrue në traditë të kësaj kompanie, të cilët çdo festë gëzojnë zemrat e shumë qytetarëve”, thuhet në nji njoftim të Elkos Group.