FMN ban thirrje për mjete të reja kreditimi

Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN), u ka ba thirrje vendeve anëtare për me nxit “rritjen-miqësore” të shpenzimeve në takimet pranverore të FMN’s dhe Bankës Botnore në Washington DC.

Komiteti drejtues ka thanë se Fondi duhet me hulumtue mjete të reja parandaluese të kreditimit për me i ndihmue vendet me ngadalësue rritjen ekonomike globale.
“Dobësitë rrezikuese të perspektivës ekonomike globale janë rrite prej Tetorit, tue rrite mundësinë e nji ngadalësimi ma të përgjithësuem dhe nji tërheqje të papritub të flukseve të kapitalit”, ka thanë Komiteti Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar në nji deklaratë të lëshueme mbas takimit, raporton CNBC news.

Komiteti tha se nji politikë ma e “fuqishme dhe e balancueme” asht e nevojshme për me nxit rritjen dhe për me shmang deflacionin.