FSK, 9 mijë euro për 17 parë uniforma!

Ministria për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës ka shpall njoftimin për tender për blemjen e 17 parë uniformave ceremoniale për pjesëtarët e FSK’s, shkruen gazeta Fjala.

FSK do t’i furnizojë pjesëtarët e saj me 17 kapela, 17 palë setra, 17 shalle, 17 palë dorëza, 17 palë pantallona si dhe 17 palë këpucë.

Të gjitha këto FSK ka parapa me i blejë me shumën prej 9 mijë eurove.

Simbas njoftimit të shpallun nga Autoriteti Kontraktues i FSK’s, krejt veshjet do të jenë kualitative dhe të cilësisë së naltë.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve do të jetë data 25 e këtij mueji.

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë nji muaj që nga dhania e nënshkrimit.