G20 premton lufte kunder financimit të terrorizmit

Ministrat e Financave të G20 i banë thirrje komunitetit ndërkombëtar me ba ma shumë për me i përmbush “mangësitë” në luftën kundër financimit të terrorizmit.

“Jemi të vendosun me i luftue në mënyrë kambëngulëse burimet e financimit të terrorizmit”, thuhet në deklaratën e publikueme në përfundim të takimit.

“Na kemi me i dyfishue përpjekjet tona për me rrite frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve.

 U bajmë thirrje të gjitha shteteve me qene pjesë e këtyne përpjekjeve, kryesisht nëpërmjet miratimit të shpejtë të standarteve të FATF, Task Force e Veprimit Financiar mbi Pastrimin e Parave”, apelojne ministrat dhe bankieret e njizet fuqive ma të mëdhaja botnore.